
Policia në Vushtrri konfiskon një armë zjarri
Njësitet policore të Stacionit të Vushtrrisë kanë konfiskuar një armë zjarri gjatë një kontrolli të zhvilluar në orët pas mesnate të së enjtes.
Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur mbrëmë së djeshme, rreth orës 00:45, në Vushtrri, raporton Zeri.info.
“Policia gjatë një kontrolli në një veturë ka gjetur dhe sekuestruar një armë e tipit ‘Pistoletë’, për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje për mbajtje. I dyshuari është intervistuar nga hetuesit policorë dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve’”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Policia po ashtu ka bërë të ditur se veprimet hetimore në lidhje me këtë rast do të vazhdojnë.