
E konfirmon Policia: Një i vdekur e katër të lënduar në aksidentin mes veturës dhe traktorit në Podujevë
Kronika
July 10, 2025 - 15:11
Policia e Kosovës ka konfirmuar se një person ka mbetur i vdekur dhe katër të lënduar nga aksidenti që ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë – Podujevë.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 14:00, në rrugën Prishtinë - Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve (një veturë dhe një traktor). Si pasojë e aksidentit në vendin e ngjarjes ka humbur jetën një person dhe janë lënduar katër të tjerë”, tha Ahmeti.
Ajo shtoi se personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rajonal.
Më herët është raportuar se viktima është një 20-vjeçar, por deri tani kjo nuk është konfirmuar nga autoritetet. /Zëri