Zjarr në një banesë në “Rrugën UÇK” në Prishtinë, ndërhyjnë zjarrfikësit
FOTO: EO

Zjarr në një banesë në “Rrugën UÇK” në Prishtinë, ndërhyjnë zjarrfikësit

Kronika July 10, 2025 - 15:28

Një banesë është përfshirë nga zjarri pasditen e së mërkurës në “Rrugën UÇK” në Prishtinë. Në pamje shihet qartë tym i dendur dhe flakë që kanë kapluar banesën.

Njësitet e zjarrfikësve ndodhen tashmë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit dhe parandalimin e përhapjes së tij në objektet përreth.

Deri më tani nuk ka informacione për të lënduar ose për shkaktarin e zjarrit.

Image

Image
Image