Gjendet i vdekur një 73-vjeçar në Prizren, Policia po heton rastin

Gjendet i vdekur një 73-vjeçar në Prizren, Policia po heton rastin

Kronika July 10, 2025 - 16:02

Sot rreth orës 12:51, Policia e Kosovës ka pranuar informatën nga Emergjenca se në rrugën “Janina” në Prizren, në një shtëpi është gjetur një person pa shenja jete.

Sipas raportimeve, personi i vdekur është M.G., i lindur më 1952, nga Prizreni, i cili ka qenë duke jetuar i vetëm në shtëpinë e tij.

Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar mjeku që ka qenë në vendin e ngjarjes.

“Lidhur me rastin janë njoftuar të gjitha njësitë relevante policore, të cilat kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore”.

“Është njoftuar Prokurori Publik i Shtetit për rastin, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prizren për autopsi.Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar”, ka njoftuar Policia./Zëri