
Një person në Gjakovë vdiq sapo përfundoi orarin e punës
Kronika
July 11, 2025 - 09:29
Një person ka vdekur të enjten në Gjakovë.
Rasti dyshohet se ka ndodhur posa kishte përfunduar orarin e punës një kompani ndërtimi, transmeton Zeri.info.
“Rr. ‘Valenton Spahija’, Gjakovë, 10.07.2025 – 17:30. Një mashkull kosovar është dërguar në Emergjencë pa shenja jete. Sipas dëshmitarëve, viktima posa e kishte përfunduar orarin e punës në një firmë ndërtimore ishte alivanosur në tokë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e plotë të Policisë. /Zëri