
Për disa muaj iu keqpërdor kartela bankare një personi në Skenderaj, dëmi mbi 14 mijë euro
Kronika
July 11, 2025 - 10:13
Që nga marsi deri në korrik një person në Skenderaj ka raportuar se i është keqpërdorur kartela bankare.
Sipas ankuesit, kartela e tij ishte përdorur për të bërë pagesa pa dijeninë e tij në vende të ndryshme të Evropës dhe vlera e dëmit shkon deri 14.578 euro.
“Skenderaj, 19.03.2025 – 10.07.2025. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar Policinë se nga kartela e tij e bankës janë bërë pagesa pa dijeninë e tij në vende të ndryshme të Evropës në vlerë 14 578 €. Rasti në hetime”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri