Bastisje antidrogë në Pejë, sekuestrohen rreth 1 kg substancë narkotike dhe dy armë, i dyshuari në arrati
Foto: Laura Hasani

Bastisje antidrogë në Pejë, sekuestrohen rreth 1 kg substancë narkotike dhe dy armë, i dyshuari në arrati

Kronika July 11, 2025 - 17:42

Prokuroria Themelore në Pejë, në bashkëpunim me Njësitin Antidrogë të Policisë së Kosovës në Pejë, ka zhvilluar një bastisje në kuadër të një aksioni kundër narkotikëve.

Zëdhënësi i Prokurorisë, Shkodran Nikçi ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi” e gjatë bastisjes është gjetur dhe sekuestruar rreth një kilogram substancë narkotike, si dhe dy armë zjarri.

“I dyshuari aktualisht gjendet në arrati. Policia është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme për lokalizimin dhe arrestimin e tij”, tha Nikçi.

Prokuroria ka konfirmuar se hetimet po vazhdojnë dhe se veprimet tjera do ndërmerren sipas procedurave ligjore në fuqi