
Rrihen mes vete motër e vëlla në Malishevë
Kronika
July 12, 2025 - 08:49
Një rast i dhunës në familje ka ndodhur të premten në Malishevë.
Siç raporton Policia, pas një mosmarrëveshje janë rrahur në mes vete motër e vëlla. E dyshuara më pas kishte thyer xhami e veturës së vëllait të saj dhe ishte larguar në drejtim të pa njohur.
“Me vendim të prokurorit i dyshuari është intervistuar dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri