Prokuroria Publike e Prilepit jep detaje për vrasjen e trefishtë, njëri prej viktimave një 11-vjeçar

Prokuroria Publike e Prilepit jep detaje për vrasjen e trefishtë, njëri prej viktimave një 11-vjeçar

Kronika July 13, 2025 - 11:43

Prokuroria Publike e Prilepit ka dhënë informacione të reja zyrtare lidhur më vrasjen e trefishtë që ka ndodhur ditën e djeshme në një lagje në afërsi te qendrës së qytetit.

Siç thuhet në njoftimin e prokurorisë, viktimat janë një fëmijë 11 vjeç, dhe dy meshkuj të moshës 43 dhe 63 vjeç.

“Sipas informacioneve të para, 63-vjeçari së pari e ka privuar nga jeta nipin e tij nga motra dhe vëllain e tij, për shkak të keqkuptimeve familjare dhe çështjeve pronësore të pazgjidhura. Pas kryerjes së veprës, motivet për veprën e kryer i ka publikuar në një nga rrjetet sociale, kurse më pas është vetëvrarë”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Prokurorisë.

Prokurori publik ka dhënë urdhër për obduksion të të vdekurve.

Grumbullimi i të gjitha gjurmëve, armëve dhe municionit të gjetur në vendin e ngjarjes, do të jenë lëndë e ekspertizës. /Telegrafi