
Një i vdekur dhe një i lënduar në vetaksidentin që ndodhi në autostradën “Ibrahim Rugova”
Një vetaksident me fatalitet ka ndodhur të hënën në jug të Prizrenit, përkatësisht në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Policia ka njoftuar se shoferi i një kamionete ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë ka vdekur, kurse pasagjeri ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor, shkruan Zeri.info.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në obduksion.
Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:
Aksident trafiku me fatalitet
Autostrada “Ibrahim Rugova”, dalja Prizren Jug / 14.07.2025 – 19:45. Është shkaktuar një vetaksident trafiku, ku si pasojë e humbjes së kontrollit mbi drejtimin e një kamionete ka humbur jetën drejtuesi i saj mashkull kosovar. Lëndime trupore ka pësuar edhe pasagjeri, i cili është dërguar në trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në obduksion. /Zëri