
Vetura e vjedhur në Pejë gjendet nga policia, i kthehet pronarit
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, përmes njoftimit, ka bërë të ditur se më datën 05.07.2025 është informuar nga viktima se në rrugën “Lekë Dukagjini” në Pejë, në bodrumin e banesës, i është vjedhur vetura e tipit “Audi”, ku në brendësi të veturës ishin edhe dy laptopë, tre mullinj të kafesë, si dhe një mjet shpues.
“Pas një pune intensive nga hetuesit e Stacionit Policor në Pejë, në bashkëpunim me njësitet e Stacionit Policor Prishtinë, më datën 14.07.2025, përmes rrugëve operative, është lokalizuar vetura, e cila ishte e parkuar në rrugën ‘Flaka e Janarit’ në Prishtinë, e cila ishte e braktisur”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Ndërkaq, në koordinim me prokurorin e Shtetit, pas procedurave policore, vetura i është kthyer pronarit legjitim. /Zëri