
E vrau ish-gruan në vitin 2024, Valon Aliut i bëhet ekzaminimi psikiatrik
Në Gjykatën Themelore të Ferizaj pritet të mbahet sot seanca gjyqësore ndaj Valon Aliut, që dyshohet se e vrau ish-gruan Erona Coklin, më 12 prill 2024, te Qendra për Punë Sociale në Ferizaj.
I njëjti po aty dyshohet se plagosi edhe vëllain, derisa këta ai quan për ta parë djalin te QPS-ja.
Aliu e kishte gjuajtur të ndjerën me armë zjarri në kraharor dhe pastaj vëllain e saj në krahun e tij të djathtë.
Derisa e ndjera kishte filluar të largohet ai dyshohet se e kishte goditur edhe njëherë në gjoks dhe pastaj në anën e majtë të kokës.
Për vrasjen e rëndë që dyshohet se e bëri Valon Aliut i është bërë ekzaminim psikiatrik në Institutin e Psikiatrisë Forenzike, i cili e nxori mirë psikikisht.
Mjeku Arsim Gashi, që ia bëri këtë ekzaminim, është thirrur të dëgjohet sot në gjykatë me kërkesë të avokatit të familjes Cokli. /klankosova