
Policia bastis disa agjenci shtetërore
Kronika
July 16, 2025 - 09:55
Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka bastisur në orët e para të mëngjesit të së mërkurës objektin në të cilin ndodhen disa agjenci shtetërore, duke përfshirë Agjencinë Kadastrale të Kosovës, Agjencinë Shtetërore të Arkivave dhe Institutin për Krime të Kryera gjatë Luftës në Kosovë.

Në oborrin e këtij objekti janë parë forcat e Njësisë Speciale, ndërsa për momentin nuk dihet se në cilën nga agjencitë po zhvillohet bastisja.

Nga Policia e Kosovës ende nuk kanë dhënë asnjë deklarim rreth kësaj bastisje.