Aksioni në disa agjenci shtetërore, deklarohet Policia
Foto: Laura Hasani

Aksioni në disa agjenci shtetërore, deklarohet Policia

Kronika July 16, 2025 - 10:49

Policia e Kosovës nuk ka dhënë shumë detaje rreth bastisjes në objektin ku ndodhen disa agjenci shtetërore, duke përfshirë Agjencinë Kadastrale të Kosovës, Agjencinë Shtetërore të Arkivave dhe Institutin për Krime të Kryera gjatë Luftës në Kosovë.

Image

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, tha se janë duke u mbledhur informata lidhur me rastin.

“Jemi duke mbledhur informata sa i përket bastisjes dhe në momentin që do t’i kemi informacionet e plota, do të japim një njoftim”, deklaroi Kelani, pa dhënë detaje se cila agjenci është cak i bastisjes ose arsyet për ndërhyrjen.

Image

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka ndërmarrë aksion në orët e para të mëngjesit të së mërkurës në objektin, në të cilin ndodhen disa agjenci shtetërore.