Zjarri në Lipjan, Policia jep detaje

Zjarri në Lipjan, Policia jep detaje

Kronika July 16, 2025 - 10:51

Policia ka dhënë detaje rreth rastit të zjarrvënies që ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Lipjan, ku si pasojë e zjarrit një zjarrfikës mbeti i lënduar.

Sipas njoftimit të PK-së, rasti ka ndodhur dje rreth orës 16: 26 në rrugën “Ibrahim Rugova” në Lipjan, raporton Zeri.info.

“Rr. ‘Ibrahim Rugova’ Lipjan, 15.07.2025 - 16:26. Raportohet se janë përfshirë nga zjarri dy depo të dy ankuesve meshkuj kosovarë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse dhe ekipet e zjarrfikësve. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Po ashtu mësohet se zjarrfikësi është jashtë rrezikut për jetë. /Zëri