
Përleshen tre persona në Suharekë, dërgohen në mbajtje
Kronika
July 16, 2025 - 11:00
Policia, përmes njoftimit, ka bërë të ditur se tre persona janë përleshur në mes vete në Suharekë.
Sipas njoftimit të PK-së, ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në rrugën “Brigada 123”, thuhet në njoftimin e PK-së, raporton Zeri.info.
“‘Lëndim i rëndë trupor’ - rr. ‘Brigada 123’, Suharekë, 15.07.2025 - 21:30. Raportohet se pas një mosmarrëveshjeje janë rrahur mes vete tre të dyshuar meshkuj kosovarë, ku njëri nga ta ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar në trajtim mjekësor. Nga të dyshuarit është konfiskuar një revole me tetë fishekë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri