Arrestohet shtetasi i Shqipërisë, dyshohet për 17 vjedhje të rënda në Gjakovë
Foto: Laura Hasani

Arrestohet shtetasi i Shqipërisë, dyshohet për 17 vjedhje të rënda në Gjakovë

Kronika July 16, 2025 - 13:51

Policia ka arrestuar shtetasin e Shqipërisë, me inicialet R.M., në orët e hershme të mëngjesit në fshatin Planqor të Gjakovës.

Sipas njoftimit të PK-së, i njëjti dyshohet se është i përfshirë në 17 raste të vjedhjeve të rënda të ndodhura në qytetin e Gjakovës dhe në disa fshatra përreth.

“Gjatë arrestimit dhe kontrollit, tek i dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar: një çantë krahu në të cilën kishte mjete të forta që dyshohet se janë përdorur për hapjen e dyerve, dy telefona celularë, një thikë dhe disa sende të tjera që mund të lidhen me veprat penale”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Po ashtu Policia bëri të ditur se në konsultim me prokurorin e Shtetit, i dyshuari është ndaluar në mbajtje për 48 orë, ndërsa hetimet për grumbullimin e provave të mëtejme janë duke vazhduar. /Zëri