Ndërpritet seanca gjyqësore për rastin “Banjska”
Foto: Laura Hasani

Ndërpritet seanca gjyqësore për rastin “Banjska”

Kronika July 18, 2025 - 10:20
Mungon dëshmitari anonim, shtyhet për të hënën seanca gjyqësore ndaj tre serbëve të akuzuar në rastin “Banjska”

Seanca gjyqësore për rastin “Banjska” ndaj të akuzuarve Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq është ndërprerë, për shkak të mungesës së dëshmitarit anonim.

Kryetari i trupit gjykues, Arben Hoti, bëri të ditur se për datën 18 korrik ishte paraparë dëgjimi i një dëshmitari të propozuar nga Prokuroria, por ai nuk kishte mundësi të merrte pjesë në këtë seancë.

Prokurori i Shtetit, Naim Abazi, tha se është njoftuar se dëshmitari nuk ka mundur të jetë i pranishëm sot dhe propozoi që seanca të vazhdojë me dëshmitarët e tjerë.

Megjithatë, kryetari i trupit gjykues sqaroi se për sot ishte planifikuar që gjatë gjithë ditës të dëgjohej pikërisht ky dëshmitar, andaj seanca u ndërpre dhe do të vazhdojë të hënën me seancën e radhës. /Eo