Konfirmohet vdekja e një personi nga arma e zjarrit në Prizren

Konfirmohet vdekja e një personi nga arma e zjarrit në Prizren

Kronika July 20, 2025 - 22:47

Sot rreth orës 11:15 policia ka pranuar informacionin se në emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit është dërguar një person mashkull, A.P., 62 vjeç, me plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit.

Shaqir Bytyqi, zëdhënës në policinë e Prizrenit, tha se tha për express se “përkundër përpjekjeve mjekësore, është konstatuar vdekja e tij”.

Lidhur me rastin, Bytyqi pohoi se “Njësitet policore, hetuesit dhe teknika kriminalistike kanë dalë në vendin e ngjarjes në lagjen Tusus të Prizrenit, ku sipas dëshmive fillestare dyshohet për vetëvrasje me armë personale”.

“Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në IML. Hetimet janë në zhvillim nga Sektori Rajonal i Hetimeve”, përfundoi ai.