Vdesin dy punëtorë, ranë nga lartësia e një objekti në ndërtim në Gjakovë

Vdesin dy punëtorë, ranë nga lartësia e një objekti në ndërtim në Gjakovë

Kronika July 21, 2025 - 09:37

Dy persona kanë humbur jetën sot rreth orës 08:00, pasi dyshohet se kanë rënë nga lartësia e një objekti në ndërtim në Gjakovë.

Lajmin e ka konfirmuar drejtori rajonal i Policisë në Gjakovë, Lumni Graishta.

Sipas tij, viktimat u dërguan në Emergjencën e QKMF-së në Gjakovë dhe për shkak të lëndimeve të rënda mjekët konstatuar vdekjen e tyre.

“Dy persona janë dërguar në Emergjencën e Gjakovës… dyshohet se të njëjtët kanë rënë nga një ndërtesë e lartë (objekt në ndërtim) dhe mjekët kanë konfirmuar se kanë vdekur si pasojë e lëndimeve të rënda. Policia dhe Prokuroria janë në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat e rastit”, ka deklaruar drejtori Graishta. /telegrafi