Shkoi për pushime në Shqipëri dhe nuk u kthye, gjakovari raportohet i zhdukur
Foto: Ilustrim

Shkoi për pushime në Shqipëri dhe nuk u kthye, gjakovari raportohet i zhdukur

Kronika July 21, 2025 - 09:45

Një grua nga rajoni i Gjakovës ka raportuar në Polici zhdukjen e burrit të saj.

Sipas saj, ishte nisur për pushime në Shqipëri dhe nuk është kthyer më.

Policia, përmes njoftimit, ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur më 17.07.2025 – 15:33 në Shqipëri, raporton Zeri.info.

“Shqipëri / 17.07.2025 – 15:33. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se viktima mashkull kosovar kishte shkuar për pushime në Shqipëri, por më pas kanë humbur kontaktet dhe ai më nuk ishte kthyer në shtëpi”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri