
Policia rajonale e Prishtinës sekuestroi 14 armë zjarri javën e kaluar
Kronika
July 21, 2025 - 09:55
Policia rajonale e Prishtinës, përmes njoftimit, ka bërë të ditur se ka realizuar 156 urdhëresa të Gjykatës.
“Nga zyrtarët policorë të rajonit Prishtinës gjatë javës së kaluar, në lokacione të ndryshme dhe aksione të ndara, janë realizuar 156 urdhëresa të gjykatës. Në përputhje me urdhëresat, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë janë liruar, pasi të njëjtët kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Po ashtu janë sekuestruar 14 armë zjarri dhe janë shqiptuar 4145 gjoba. /Zëri