
Borovci: S’ka të lënduar nga shpërthimi në diskotekën “Gate Club”
Kronika
July 21, 2025 - 10:08
Nuk ka persona të lënduar nga shpërthimi, i cili ka ndodhur rreth orës 02:45 në diskotekën “Gate” në Prishtinë.
Kështu ka konfirmuar për Zeri.info zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agon Borovci.
“Rreth orës 02:45, është raportuar për një shpërthim në rrugën ‘Epiri’ në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme kundrejt situatës. Nga informacionet fillestare, nuk raportohet për të lënduar. Policia në koordinim me prokurorin e Shtetit ka iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’ dhe po vijon punën e saj, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, tha Borovci. /Zëri