
Sveçla dhe tre deputetë të LVV-së dalin para Gjykatës për gazin lotsjellës në Kuvend
Kronika
July 22, 2025 - 09:45
Ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, sot ditën e ka nisur në Gjykatë.
Atje ka shkuar bashkë me Salih Zybën, për gazin lotsjellës të hedhur në Kuvend.
Në gjykatë janë edhe Drita Millaku e Fitore Pacolli.
Aktakuza ndaj Sveçlës, Pacollit, Zybës e Millakut është ngritur më 26.07.2019 nga prokurori Eset Rama.
Sipas Prokurorisë, hedhja e gazit lotsjellës kishte pamundësuar vazhdimin e seancës së Kuvendit dhe të gjithë deputetët ishin detyruar ta lirojnë sallën. /nacionale