Vdes foshnja e porsalindur në Tiranë, kallëzohet në Polici stafi mjekësor
Foto: Laura Hasani

Vdes foshnja e porsalindur në Tiranë, kallëzohet në Polici stafi mjekësor

Kronika July 22, 2025 - 12:17

Një foshnjë e porsalindur ka vdekur në Tiranë, si pasojë e neglizhencës në trajtimin mjekësor.

Shtetasi me iniciale Xh. Q., 34 vjeç, ka bërë kallëzim në Polici për stafin e maternitetit të Koço Gliozhenit.

Policia e Tiranës njofton se materialet për rastin i janë referuar Prokurorisë me qëllim vlerësimin e mëtejshëm.

“Xh.Q., 34 vjeç, thotë se foshnja e tij ka humbur jetën në spital, si pasojë e neglizhencës në trajtimin mjekësor. Materialet procedurale për rastin iu referuan Prokurorisë, me qëllim vlerësimin e mëtejshëm”, njofton Policia.