
Vdekja e dy punëtorëve në vendin e punës në Gjakovë, Prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarit
Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, ka njoftuar se ndaj të pandehurve me inicialet Xh.P. dhe A.M. ka marrë Aktvendim për fillimin e hetimeve, si dhe ka paraqitur kërkesë në Gjykatën Themelore në Gjakovë për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.
Rasti ka të bëjë me vdekjen e dy punëtorëve pas aksidentit në vendin e punës, transmeton Zeri.info.
Njoftimi i plotë nga Prokuroria:
Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, njofton opinionin publik se ndaj të pandehurve me inicialet Xh.P., dhe A.M. ka marrë Aktvendim për fillimin e hetimeve si dhe ka paraqitur, kërkesë në Gjykatën Themelore në Gjakovë, për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.
Sipas pikës I të dispozitivin të kërkesës së Prokurorisë, ndër të tjera ceket se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri Xh.P., person përgjegjës i personit juridik - NTSH “Sh....” Sh.P.K., më datë 21.07.2025 rreth orës 08:16min, në Gjakovë, në rrugën “Bardhyl Qaushi”, saktësisht në vend punishten e përkohshme të subjektit afarist “NTSH Sh......” në cilësi të punëdhënësit –investitorit i cili është përgjegjës për sigurinë dhe shëndetin në vendin e punës, nuk i instalon pajisjet mbrojtëse, nuk siguron përdorimin e tyre kur është e nevojshme dhe duke mos vepruar në pajtim me rregullat teknike mbi masat për sigurinë në vendin e punës nga pakujdesia shkakton vdekjen e punëtoreve këtu të viktimave H.J., dhe D.B., në atë mënyrë që duke vepruar në kundërshtim me nenin 5 prg. 1, nenin 6 prg. 1 dhe nenin 7 par. 1 nënpar. 1.1. të Ligjit nr. 04/L-161 për sigurinë dhe shëndetin në punë nuk i zbaton masat parandaluese për shmangien e rreziqeve ngase viktimat derisa ishin duke punuar në ndërtimin e objektit banesor përkatësisht kishin qenë në shkelësen e dërrasës së montuar jashtë kushteve teknike duke bërë demolimin e dërrasave të jashtme të betonit për një moment dërrasa shkelëse thyhet dhe të njëjtit bien nga kati i tretë, në lartësinë nga toka prej nëntë (9)metra, të cilët gjatë punës nuk kishin jelek dhe helmeta mbrojtëse e as nuk kishte të vendosur litarin për siguri, si dhe vendi nga ku kanë rënë viktimat nuk kishte skele të vendosura e as parmak mbrojtës që nuk do të lejonte që punëtorët të bie në tokë, me ç’ rast si pasojë e rrëzimit në vendin e punës dhe lëndimeve të marra të dy kanë humbur jetën të konstatuar sikurse në raportin mjekësor të lëshuar nga Spitali Rajonal në Gjakovë të datës 21.07.2025.
Me këto veprime formohet dyshimi i bazuar se i pandehuri Xh.P. ka kryer veprën penale, Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës nga Neni 358 par. 7 lidhur me par. 3 dhe par. 2 të KPRK-së.
Sipas pikës II të dispozitivin të kërkesës së Prokurorisë, ndër të tjera ceket se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri A.M., person përgjegjës i personit juridik -“M.G.” SHPK, më datë 21.07.2025 rreth orës 08:16 min., në Gjakovë, në rrugën “Bardhyl Qaushi”, saktësisht në vend punishten e përkohshme të subjektit afarist NTSH “Sh.....” në cilësi të punëkryesit i cili është përgjegjës për sigurinë dhe shëndetin në vendin e punës, nuk i instalon pajisjet mbrojtëse, nuk siguron përdorimin e tyre kur është e nevojshme dhe duke mos vepruar në pajtim me rregullat teknike mbi masat për sigurinë në vendin e punës nga pakujdesia shkakton vdekjen e punëtoreve këtu të viktimave H.J. dhe D.B., në atë mënyrë që duke vepruar në kundërshtim me nenin 5 prg. 1, nenin 6 prg.1 dhe nenin 7 par. 1 nënpar. 1.1. të Ligjit nr. 04/L-161 për sigurinë dhe shëndetin në punë nuk i zbaton masat parandaluese për shmangien e rreziqeve ngase viktimat derisa ishin duke punuar në ndërtimin e objektit banesor përkatësisht kishin qenë në shkelësen e dërrasës së montuar jashtë kushteve teknike duke bërë demolimin e dërrasave të jashtme të betonit për një moment dërrasa shkelëse thyhet dhe të njëjtit bien nga kati i tretë në lartësinë nga toka prej nëntë (9) metra, të cilët gjatë punës nuk kishin jelek dhe helmeta mbrojtëse e as nuk kishte të vendosur litarin për siguri si dhe vendi nga ku kanë rënë viktimat nuk kishte skele të vendosura e as parmak mbrojtës që nuk do të lejonte që punëtorët të bie në tokë, me ç’ rast si pasojë e rrëzimit në vendin e punës dhe lëndimeve të marra të dy kanë humbur jetën të konstatuar sikurse në raportin mjekësor të lëshuar nga Spitali Rajonal në Gjakovë të datës 21.07.2025.
Me këto veprime formohet dyshimi i bazuar se i pandehuri A.M. ka kryer veprën penale, “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”, nga Neni 358, par. 7 lidhur me par. 3 dhe par. 2 të KPRK-së.