Kërkohej nga INTERPOL-i, arrestohet në kufirin Kosovë - Shqipëri shtetasi turk
Foto: Laura Hasani

Kërkohej nga INTERPOL-i, arrestohet në kufirin Kosovë - Shqipëri shtetasi turk

Kronika July 23, 2025 - 15:48

Një 22-vjeçar, i cili ishte dënuar nga autoritetet turke me 4 vjet e 2 muaj burgim për “Armëmbajtje pa leje”, është kapur nga policia kufitare në Morinë.

Policia shqiptare njofton se shtetasi turk Tahsin Yazici u arrestua me qëllim ekstradimin në Turqi,

“Nga verifikimet rezultoi se 22-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga INTERPOL Ankara, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Gaziosmanpasa Turqi e ka dënuar me 4 vjet e 2 muaj burgim për kryerjen e veprës penale ‘Mbajtja e paligjshme e armëve të zjarrit’.

“INTERPOL Tirana, në bashkëpunim me homologët në Turqi, vijon procedurat për ekstradimin e 22-vjeçarit”, thuhet në njoftim të policisë atje.