Prangosen dy të dyshuar për vjedhje në një shtëpi në Vushtrri
Foto: Laura Hasani

Prangosen dy të dyshuar për vjedhje në një shtëpi në Vushtrri

Kronika July 23, 2025 - 16:22

Dy persona janë arrestuar në Vushtrri nën dyshimin se muaj më parë kishin kryer vjedhje në një shtëpi në Vushtrri.

Sipas njoftimit të Policisë thuhet se, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në Mitrovicën e Jugut, në vazhdimësi të hetimeve për zbardhjen e veprave penale, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë dy të dyshuarit për veprën penale ‘Vjedhje e rëndë’, rast ky i raportuar muaj më parë Vushtrri.

“Si rezultat i hetimeve të zhvilluara dhe dyshimeve të bazuara, hetuesit policorë gjatë ditës së sotme kanë realizuar bastisje në dy lokacione në Vushtrri me ç’ rast kanë arrestuar dy të dyshuarit M. M.,42., vjeçar, dhe E. Xh., 44 vjeçar, të dy shtetas të Republikës së Kosovës, të njëjtit dyshohen për veprën penale “vjedhje e rëndë” të ndodhur me datën 23 mars 2025, ku cak i kësaj vjedhje ishte një shtëpi në rrugën “Skënderbeu” në Vushtrri”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se pas procedurave të intervistimit, dy të dyshuarve me aktvendim të prokurorit u është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë.