
Katër persona të arrestuar në Pejë për detyrim
Policia e Kosovës, të mërkurën ka realizuar një operacion policor në Pejë, ku janë arrestuar në flagrancë katër persona, të dyshuar për veprëm penale të “detyrimit”.
Sipas komunikatës, të dyshuarit përmes formave të ndryshme të kanosjes, ia kanë pamundësuar viktimës posedimin dhe shfrytëzimin faktik të pronës së tij, raporton Zeri.info.
“Për ta lejuar viktimën që ta shfrytëzojë pronën e tij të blerë në formë të ligjshme kanë detyruar të njëjtin që të veprojë kundër pasurisë së tij, përkatësisht duke e detyruar të paguajë shumën prej 30.000 mijë euro, në mënyrë që viktimës t’i lejohet posedimi faktik i pronës”, sqaron PK-ja.
Po ashtu, bëhet e ditur se pas pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit nga Prokuroria Themelore Pejë, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë. /Zëri