
Pas disa orësh kërkimi, 15-vjeçari gjendet i pa jetë në Lagunën e Patokut
Kronika
July 24, 2025 - 20:28
Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të enjte në Patok, ku një 15-vjeçar dyshohet se është mbytur në Lagunën e Patokut në Shqipëri.
Sipas njoftimit të policisë, i mituri është futur në ujë për t’u larë bashkë me shokun e tij bashkëmoshatar, dhe nuk ka mundur të dal më.
I mituri tjetër është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa trupi i 15 vjeçarit u gjet pas disa orësh kërkimesh.
Nga dyshimet paraprake, mendohet se të miturit do të kalonin lumin me not, por fatkeqësisht njëri prej tyre nuk mundi të dilte i gjallë. /ABCNews.al