
Policia gjen gruan e zhdukur nga Prizreni, familjarët nuk kishin kontakt me të qe dy muaj
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është gjetur gruaja e zhdukur nga Prizreni, për të cilin familjarët ditë më parë kishin raportuar rastin se nuk kanë pasur kontakt me të qe dy muaj.
Ajo, sipas raportimit, kishte probleme të shëndetit mendor.
Policia ka bërë të ditur se ajo është gjetur më 24 korrik dhe i është kthyer familjes në gjendje të mirë shëndetësore.
“Menjëherë pas raportimit, Policia kishte hapur rastin si ‘Person i zhdukur’ dhe kishte ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe operative për gjetjen e saj. Më 24 korrik 2025, autoritetet kanë arritur ta gjejnë dhe ta kthejnë në familje personin në fjalë, në gjendje të mirë shëndetësore dhe e njëjta ka deklaruar se vullnetarisht ka qëndruar larg shtëpisë”, ka njoftuar Policia.