Vdes një person në parkun e Spitalit të Prizrenit

Vdes një person në parkun e Spitalit të Prizrenit

Kronika July 25, 2025 - 10:10

Një person ka vdekur të enjten në parkun e Spitalit të Prizrenit.

Policia ka njoftuar se viktima ishte duke u trajtuar në spital, derisa ishte duke shëtitur në park iu keqësua gjendja dhe vdiq, transmeton Zeri.info.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar, i cili ishte duke u trajtuar ne spital, derisa ishte duke shëtitur në parkun e spitalit, i është keqësuar gjendja dhe ka vdekur në Emergjencën e Spitalit. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri