Aktakuzë kundër tre personave në Gjakovë për vrasje të rëndë në tentativë

Aktakuzë kundër tre personave në Gjakovë për vrasje të rëndë në tentativë

Kronika July 25, 2025 - 15:31

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve S.T., E.B. dhe B.P.

Sipas aktakuzës, ndër të tjera ceket se më datë 20.01.2025, rreth orës 16:54 minuta, rruga “B.K” në Gjakovë te K.C., me dashje dhe në bashkëveprim kanë tentuar t’i privojnë nga jeta të dëmtuarit B.K. dhe I.K., që të dy nga Gjakova, në atë mënyrë si shkak i një mosmarrëveshje të muajit dhjetor 2024 në mes të dëmtuarit I.K. dhe të pandehurit S.T., të pandehurit si shok të ngushtë që janë, mirrën vesh që së bashku për rreth dy javë t’i përcjellin lëvizjet e të dëmtuarit I.K., po ashtu dhe ditën kritike vazhdojnë me përcjellje ndaj tij, të pajisur me armë pistoletë e llojit TT dhe me të arritur te vendi i cekur më lartë sapo vërejnë të dëmtuarit I.K. së bashku me të dëmtuarin B.K., që futen në automjetin e tyre të llojit ‘Audi A6’ me targa ... shkojnë në drejtim të tyre me t’u afruar i pandehuri E.B., hap dritaren e pasme të automjetit dhe shtënë me armë disa herë në drejtim të tyre, i pandehuri S.T., drejton automjetin me një shpejtësi shumë të ngadalësuar, ndërsa i pandehuri B.P., me të telefon incizon rastin dhe po ashtu që të dy të pandehurit S.T., dhe B.P., përderisa i pandehuri E.B., ishte duke shtënë me armë dëgjohen duke i thënë të pandehurit E.B. “edhe njo, edhe njo fryje”, të gjitha këto veprime të koordinuara mirë janë marr nga tre të pandehurit, mirëpo edhe pse automjeti nga të shtënat qëllohet disa herë fatmirësisht këto të shtëna nuk arrijnë të qëllojnë në trup të dëmtuarit.

“Me këto veprime të pandehurit S.T., E.B. dhe B.P. në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale ‘Vrasja e rëndë në tentativë’, nga Neni 173, par. 1, nënpar. 1.5 e lidhur me Nenin 31 dhe Nenin 28 të KPRK-së”.

“Gjithashtu, sipas aktakuzës, të pandehurit S.T., E.B. dhe B.P., secili veç e veç, kanë kryer veprën penale ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’, nga Neni 366, par. 1 të KPRK-së”.

“Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale, të cilat u vihen në barrë”, thuhen në njoftim. /Zëri