
Vdes një punëtor dhe lëndohet një tjetër në Ferizaj, ranë nga vinçi
Një persona ka ndërruar jetë në vendin e punës.
Policia ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur mesditën e së shtunës në Ferizaj, shkruan Zeri.info.
Sipas njoftimit, viktima është rrëzuar nga autovinçi dhe si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.
Po ashtu bëhet e ditur se edhe një punëtor tjetër është lënduar në këtë vendpunishte.
Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:
ASGJËSIM, DËMTIM APO HEQJE E PAISJEVE MBROJTËSE
Ferizaj / 26.07.2025 – 11:45. Raportohet se dy viktimat m/k derisa kanë qenë duke punuar, është rrëzuar mjeti i punës (autovinçi) dhe si pasojë të dy kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor ku njëri prej tyre ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit pas inicimit të rastit trupi i pajetë i viktimës u është liruar familjarëve. Rasti në hetime. /Zëri