27-vjeçari që vdiq tragjikisht në Ferizaj, ishte nipi i deputetit Qalaj

27-vjeçari që vdiq tragjikisht në Ferizaj, ishte nipi i deputetit Qalaj

Kronika July 27, 2025 - 13:10

Për vdekjen tragjike të 27-vjeçarit, Triumf Islamit në Ferizaj, ka shkruar deputeti i betuar i PDK-së, Rashit Qalaj.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Qalaj thotë se pavarësisht pse nipi i tij Triumfi iku shpejt, ai do mbetet gjithmonë në zemra e tyre.

“Edhe pse ike shumë shpejt, kujtimi yt do të jetojë gjithmonë në zemrat tona. Qofsh i parajsës, Triumf. U prehtë në paqe shpirti yt, nipi im i dashur”, ka shkruar Qalaj.

Ndryshe, Triumf Islami vdiq si pasojë e lëndimeve që mori në vendin e punës të shtunën në Ferizaj.

Rasti u konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës përmes raportit ditor, ku u theksua se edhe një tjetër punëtor ka mbetur i lënduar.