Gjendet pa shenja jete një person në Gjilan
Foto: Zëri / Ilustrim

Gjendet pa shenja jete një person në Gjilan

Kronika July 28, 2025 - 10:19

Mëngjesin e së dielës një person është gjetur pa shenja jete në qytetin e Gjilanit.

Sipas raportit ditor të Policisë, vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit relevante policore, si dhe ekipi mjekësor, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport. /Zëri