Kërkimi i të riut në Ujman, Shoqata e Kërkim-Shpëtimit: Shpresojmë ta gjejmë me ndihmë e FSK-së
Foto: Laura Hasani

Kërkimi i të riut në Ujman, Shoqata e Kërkim-Shpëtimit: Shpresojmë ta gjejmë me ndihmë e FSK-së

Kronika July 29, 2025 - 08:28

Kanë kaluar mbi 40 orë prejse ka nisur operacioni i kërkim-shpëtimit për 33-vjeçarin, që dyshohet se u mbyt në liqenin e Ujmanit.

As pas kaq kohësh, ende nuk ka asnjë gjurmë nga ai.

Lidhur me kërkimet detaje ka dhënë Shoqata e Kërkim-Shpëtimit.

Nga kjo shoqatë thanë se po shpresojnë që me ndihmën e Forcës së Sigurisë së Kosovës ta gjejnë trupin e të riut.

“Ne tani do të nisemi për në Ujman, ku do të vazhdojmë kërkimet. Pritet të na bashkohet edhe FSK-ja. Ende nuk kemi gjurmë. Ditën e djeshme i kemi ndërprerë pak kërkimet, shkaku që s’kemi pasur boca të mbushura të oksigjenit. Gjatë pasdites kemi arritur t’i mbushim vetëm dy”, deklaruan për Klankosova.tv nga kjo shoqatë.