Gjendet pa shenja jete një person në Mitrovicë të Jugut
Kronika
July 30, 2025 - 10:19
Një person është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Mitrovicë të Jugut.
Sipas njoftimit të Policisë thuhet se ngjarja ka ndodhur më datën 28.07.2025 rreth orës 22:00 në Mitrovicë të Jugut, raporton Zeri.info.
“Mitrovicë Jugu / 28.07.2025 – 22:00. Një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij. Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore kanë dalë ekipi i zjarrfikësve që e kanë hapur derën dhe ekipi mjekësor që e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri