Qytetarët ftohen të kenë kujdes me mesazhet mashtruese për gjobat në trafik

Qytetarët ftohen të kenë kujdes me mesazhet mashtruese për gjobat në trafik

Kronika July 30, 2025 - 15:47

Njësia Nacionale për Siguri Kibernetike u ka bërë thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm dhe të mos bien pre e mashtrimeve e mesazheve, të cilat përmbajnë linqe (vegëza) mashtruese, me gjoba fiktive në trafik.

“Me qëllim të informimit të publikut të gjerë, ju lusim të jeni të vëmendshëm të mos bini pre e mashtrimeve përmes SMS të cilët përmbajnë URL mashtruese duke pretenduar se automjeti juaj është regjistruar nga pajisjet e sigurisë dhe ku pretendohet se ju duhet të paguani gjobën në trafik. SMS të tillë dërgohen nga numra që janë jashtë Kosovës dhe përmbajnë URL të shkurtra”, thuhet në njoftimin e KOS-CERT.

Tutje në njoftim qytetarët luten që të mos klikojnë në URL që vijnë përmes mesazheve të tilla. Në asnjë rast nuk dërgon SMS mesazhe ku kërkohet pagesa e gjobave në trafik.

“Secili që pranon SMS të tillë t’i adresoni në e-malin [email protected], me qëllim të marrjes së masave për bllokim dhe hetim”, thuhet në njoftim.