Veterani i UÇK-së dorëzon kallëzim penal ndaj deputetes Fitore Pacolli: Jam çlirimtar, nuk jam kriminel

Veterani i UÇK-së dorëzon kallëzim penal ndaj deputetes Fitore Pacolli: Jam çlirimtar, nuk jam kriminel

Kronika July 31, 2025 - 13:22

Veterani Agim Pllashniku ka dorëzuar kallëzim penal Prokurorinë Themelore të Prishtinës ndaj deputetes Fitore Pacolli.

Ai u deklarua para mediave, ku tha se është çlirimtar dhe nuk është kriminel.

“Pacollja ka gabuar shumë. Më ka akuzuar mua edhe familjarët edhe mediat po i akuzon pse vajza ime po shkon në intervistë, po e akuzon pse po e thirrni. Po thotë “Po e thirrni një vajzë kriminele. Unë dua t’i tregoj Fitore, unë nuk jam kriminel, jam çlirimtar. Unë ia kam sjellur lirinë me shokët e mi”, tha ai.