Policia sekuestron pajisje për prodhimin e kriptovalutave në Zubin Potok

Policia sekuestron pajisje për prodhimin e kriptovalutave në Zubin Potok

Kronika August 01, 2025 - 08:20

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të enjten, më 31 korrik, gjatë aktiviteteve të saj policore në fshatin Qabër, komuna e Zubin Potokut, ka hasur në pajisje që shërbejnë për prodhimin e kriptovalutave.

Në një objekt përcjellës të një shtëpie policia ka gjetur dhe sekuestruar 13 pllaka kompjuterike (riga) dhe pajisje të tjera përcjellëse, që përdoren për prodhimin e kriptovalutave.

Për sekuestrimin e këtyre pajisjeve është njoftuar Dogana e Kosovës, e cila do të ndërmarrë hapat e mëtejmë ligjorë në lidhje me rastin.

“Policia e Kosovës apelon te qytetarët që të raportojnë çdo veprimtari të paligjshme, në numrin pa pagesë 192. Bashkëpunimi i qytetarëve është thelbësor për parandalimin, luftimin dhe zbulimin e veprimtarive të jashtëligjshme”, thuhet në njoftim. /Zëri