Vidhen rreth 30 armë nga një poligon i shenjëtarisë në Drenas
Foto:Ilustrim

Vidhen rreth 30 armë nga një poligon i shenjëtarisë në Drenas

Kronika August 01, 2025 - 09:14

Rreth 30 armë janë vjedhur të enjten pas mesnate në Drenas.

Policia ka njoftuar se një person ka raportuar se persona të dyshuar të maskuar kanë depërtuar me forcë brenda poligonit të shenjëtarisë dhe nga aty kanë arritur të marrin rreth 30 armë zjarri të vogla të kalibrave të ndryshëm në vlerë të konsiderueshme.

“Rasti po hetohet nga ekipet relevante”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri