Aksident me fatalitet në Skenderaj, vdes një fëmijë

Aksident me fatalitet në Skenderaj, vdes një fëmijë

Kronika August 01, 2025 - 09:20

Një aksident me fatalitet ka ndodhur në Skenderaj.

Policia në raportin 24-orësh ka njoftuar se aksidenti kishte ndodhur më 24 korrik mes dy veturave me vozitës meshkuj, njëri shtetas i huaj, ndërsa tjetri kosovar.

Nga ky aksident janë lënduar gjashtë persona, ndërsa një fëmijë ka vdekur, transmeton Zeri.info.

“Përveç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar gjashtë viktimat, tri femra dhe tre meshkuj, kosovarë. Viktimat janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa nga mjeku kujdestar është konfirmuar se njëra viktimë - fëmijë, ka vdekur. Me vendim të prokurorit, viktima dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë. /Zëri