
Policia po heton vdekjen e dy personave, në Ferizaj dhe në Dragash
Gjatë 24 orëve të fundit në Policinë e Kosovës janë raportuar dy vdekje të dyshimta.
Policia ka bërë të ditur se rasti i parë ka ndodhur në Ferizaj, ku është gjetur një person pa shenja jete.
“Njësitet policore, si dhe Emergjenca kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.
Ndërsa rasti i dytë është raportuar në Dragash, ku një person është dërguar në QKMF pa shenja jete.
“Është raportuar se është dërguar në QKMF në Dragash pa shenja jete viktima mashkull kosovar dhe mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri