
Një 16-vjeçar nga Kosova humb jetën në një aksident në Zvicër
Të premten në mëngjes herët, një aksident fatal ndodhi në një zonë banimi në Wohlen. Një 19-vjeçar dhe një 16-vjeçar mbetën të vdekur, ndërsa një i ri tjetër u dërgua në spital në gjendje kritike.
Sipas Policisë Kantonale të Aargaut, aksidenti ndodhi herët të premten në mëngjes në një zonë banimi të Ëohlen. Ishte një aksident me një automjet në një zonë me shpejtësi 30 km/orë.
Njëri nga viktimat është një 16-vjeçar me origjinë nga Kosova, raporton Zeri.info.
Kosovari ishte në timon dhe humbi kontrollin e Mercedesit në rrugën e ngushtë të lagjes, sipas Bernhard Graser, zëdhënës i Policisë Kantonale të Aargaut.
Makina u përplas me një pemë në një kopsht dhe me murin e një shtëpie. Kur mbërritën shërbimet e emergjencës, 16-vjeçari kosovar dhe pasagjeri i tij 19-vjeçar zviceran ishin tashmë të vdekur; çdo ndihmë erdhi shumë vonë.
Një tjetër 19-vjeçar ishte ulur në sediljen e pasme. Banori i Cyrihut u dërgua në spital me lëndime të rënda, thuhet në raportin e Policisë.
Tani është e qartë se kujt i përkiste makina: vëllait të shoferit të ndjerë, sipas policisë. Se si 16-vjeçari e mori Mercedesin mbetet e paqartë. Makina u dogj plotësisht. Shkaku i aksidentit gjithashtu nuk është përcaktuar ende. Sipas Graser, hetimi është duke vazhduar. Gjetjet fillestare tregojnë se makina ishte në shpejtësi përtej 30 km/h. /Zëri
