Gjendet trupi i pajetë i 68-vjeçarit që u zhduk në lumin Mat

Gjendet trupi i pajetë i 68-vjeçarit që u zhduk në lumin Mat

Kronika August 01, 2025 - 17:32

Është gjetur trupi i pajetë i 68-vjeçarit i cili u raportua i zhdukur të enjten në lumin Mat, i cili ishte duke peshkuar me një mik të tij në momentin kritik.

Sipas policisë, viktima u identifikua si D.Q.

“Polumbarët e Njësisë Speciale RENEA kanë bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen nga uji të trupit të pajetë të shtetasit D. Q., 68 vjeç. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.