Mitrovicë e Veriut: I gjenden revole dhe fishekë, i dyshuari shoqërohet në Polici

Mitrovicë e Veriut: I gjenden revole dhe fishekë, i dyshuari shoqërohet në Polici

Kronika August 02, 2025 - 09:53

Një person është shoqëruar në polici në Mitrovicë të Veriut, pasiqë tek banesa e të njëjtit policia ka gjetur revole e fishekë.

Bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të premten.

 “Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në banesën e tij janë gjetur dhe sekuestruar një armë- revole, një karikator, dhe 30 copë fishekë të cal. të ndryshme si dhe një kasafortë e mbyllur”.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.