Arrestohen dy persona në Malishevë, dyshohen për trafikim me njerëz dhe shërbime seksuale
Foto: Laura Hasani

Arrestohen dy persona në Malishevë, dyshohen për trafikim me njerëz dhe shërbime seksuale

Kronika August 02, 2025 - 10:02

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës në Malishevë, nën dyshimin për përfshirje në veprën penale të trafikimit me njerëz dhe ofrimit të shërbimeve seksuale përmes viktimës së trafikimit.

Sipas njoftimit të Policisë ngjarja kishte ndodhur më datën 23 korrik rreth orës 17:00 në Malishevë, raporton Zeri.info.

“Malishevë 23.07.2025, 17:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit dyshohet të kenë kryer veprën e lart-cekur. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.