Policia arreston shtetasin zviceran për dhënie ryshfeti ndaj një polici

Policia arreston shtetasin zviceran për dhënie ryshfeti ndaj një polici

Kronika August 02, 2025 - 10:13

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas zviceran në fshatin Bërrnicë e Poshtme, pasi ai dyshohet se ka ofruar një shumë prej 20 euro një zyrtari policor.

Sipas njoftimit të PK-së thuhet se ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në fshatin Bërrnicë e Poshtme,të Prishtinës, rapoton Zeri.info.

"Fsh. Bërrnicë e Poshtme, Prishtinë  01.08.2025, 16:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull me shtetësi zvicerane pasi që i njëjti i kishte dhënë zyrtarit policor para në vlerë 20 euro. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje|, thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri