Zjarr në deponinë e mbeturinave në fshatin Llojza të Ferizajt, dyshohet se nisi nga djegia e një hamulloreje

Zjarr në deponinë e mbeturinave në fshatin Llojza të Ferizajt, dyshohet se nisi nga djegia e një hamulloreje

Kronika August 03, 2025 - 14:35

Një zjarr ka shpërthyer sot në një deponi të mbeturinave në fshatin Llojza të komunës së Ferizajt.

Sipas informacioneve të para, dyshohet se zjarri ka shpërthyer si pasojë e djegies së një hamulloreje në afërsi të zonës, çka mund të ketë shkaktuar përhapjen e flakëve në mbeturinat e grumbulluara.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka thënë për “Zërin” se, zjarri fillimisht ka përfshirë një zonë fushore afër një restoranti duke rrezikuar përhapjen në lokacione të tjera.

Sipas Veselit, fatmirësisht nuk ka të lënduar, përderisa ka theksuar se në vendin e ngjarjes kanë intervenuar edhe disa njësi të zjarrfikësve, të cilët kanë arritur ta lokalizojnë dhe ta shuajnë zjarrin.

Zjarri ka shkaktuar dëme materiale, përfshirë djegien e një deponie të mbeturinave dhe disa goma, ndërsa është krijuar tym i madh. Aktualisht nuk ka të dyshuar.

"Sot, më 03.08.2025 rreth orës 13:30, Policia në Ferizaj është njoftuar për një incident zjarri në fshatin Llojza. Patrulla policore ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Zjarri kishte përfshirë një zonë fushore afër një restoranti dhe se rrezikonte përhapjen në lokacione të tjera. Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar edhe disa njësi të zjarrfikësve, të cilët kanë arritur ta lokalizojnë dhe ta shuajnë zjarrin. Për fat të mirë, nuk raportohet për persona të lënduar. Zjarri ka shkaktuar dëme materiale, përfshirë djegien e një deponie të mbeturinave dhe disa goma, ndërsa është krijuar tym i madh. Aktualisht nuk ka të dyshuar", ka thënë Veseli. /Zëri